Bordi Këshillimor Rinor 2023

FZH_7198

Pjesëmarrja e fëmijëve dhe të rinjve është në qendër të programeve të World Vision Albania. Më shumë sesa thjesht t’u krijosh hapësirë të shprehin idetë e tyre, pjesëmarrje do të thotë t’i dëgjosh ata, të përfshihesh në një dialog kuptimplotë me ta, t’u kushtosh vëmendje pikëpamjeve të tyre dhe të veprosh për të adresuar shqetësimet e tyre.

Duke synuar krijimin e një mjedisi fuqizues që frymëzon dhe motivon fëmijët dhe të rinjtë, ndërkohë që harton politika dhe programe më të mira për të përmbushur nevojat e tyre, World Vision Albania është vazhdimisht proaktiv në ndërmarrjen e veprimeve për t’u përfshirë në dialog konstruktiv dhe të vazhdueshëm me ta, qoftë në nivel lokal apo nivel kombëtar.

Ne besojmë se pjesëmarrja e fëmijëve dhe të rinjve, mund të jetë një përvojë pozitive zhvillimi për ta, duke rritur vetëvlerësimin e tyre, duke rritur ndjenjën e përkatësisë dhe aftësitë e tyre në zgjidhjen e problemeve.

Për të çuar përpara përpjekjet tona për fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve, World Vision Albania po krijon një Bordin Këshillimor Rinor, i cili do të shërbejë si një platformë për të shprehur nevojat, sfidat dhe vizionin e fëmijëve dhe të rinjve për të ardhmen e tyre dhe të vendit.

Procesi i krijimit të Bordit, do të respektojë të gjitha ligjet e vendit (Ligji 18/2017 për të Drejtat e Fëmijës në Shqipëri) dhe konventat ndërkombëtare, në lidhje me të drejtat e fëmijëve (Konventa për të Drejtat e Fëmijës) në të cilat Shqipëria aderon.

Roli i Bordit Këshillimor Rinor do të jetë:

1. Të japë mendime mbi programin e përgjithshëm të World Vision Albania (në fushën e arsimit, mbrojtjes, shëndetësisë, projekteve kulturore dhe sociale), duke parashtruar problematikat, por edhe duke dhënë zgjidhjet e mundshme.

2.  Bordi do të shërbejë po ashtu për të drejtuar punën e World Vision dhe kontributin që World Vision Albania mund të japë në arritjen e mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve në vend. 

Struktura, aplikimi dhe procesi i përzgjedhjes

Bordi Këshillimor Rinor 2023 do të përbëhet nga 15 anëtarë të moshës 12-18 vjeç, duke siguruar një shpërndarje të drejtë gjeografike nga zona të ndryshme të Shqipërisë, dhe do të zgjidhet si rezultat i një procesi të hapur aplikimi që do të zhvillohet çdo vit. Mandati i Këshillit të Zërave të Rinj është një vit.

Procesi i përzgjedhjes për anëtarët e Bordit Këshillimor Rinor do të bazohet në disa kritere specifike, duke pasur parasysh balancën e moshës dhe gjinisë, shtrirjen gjeografike dhe përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Komunikimi i sigurt do të jetë në qendër të kësaj sipërmarrjeje të përbashkët me fëmijët dhe të rinjtë. Gjatë këtij udhëtimi do të zhvillohen takime online, por edhe takime fizike.

Pse të bëhesh anëtar i Bordit Këshillimor Rinor?

1. Ju do të mbështeteni për të mësuar më shumë për të drejtat, mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve nëpërmjet trajnimeve dhe ndërveprimit me bashkëmoshatarët, si dhe me të rriturit.

2. Ju do të keni mundësi të adresoni çështje të ndryshme që shqetësojnë fëmijët dhe të propozoni ide novatore për t’i zgjidhur ato.

3. Do të keni mundësinë të mësoni dhe të shkëmbeni përvoja me të rriturit rreth çështjeve që prekin fëmijët dhe të rinjtë, si dhe të ndikoni në mënyrën e të menduarit të të rriturve rreth këtyre çështjeve.

4. Do të mësoni se si t’i fuqizoni fëmijët e tjerë në komunitetet ku jetoni që të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme dhe të rrisni ndikimin pozitiv.

5. Do të keni mundësi të sillni ide të reja dhe kreative në ekip dhe të ndërmerrni projekte dhe aktivitete të ndryshme.

Apliko duke klikuar linkun: https://forms.office.com/r/0ALZ97hhCg