Letër nga një mike

You are here

  • 14-06-22 |

Letër nga një mike

Kjo nuk është letra e një shkrimtari apo gazetari profesionist. Rreshtat e mëposhtëm janë shkruar nga Debora, 17-vjeçarja që angazhohet me grupet rinore IMPACT në Bashkinë e Kamzës. 

Gjimnazistja është një prej të rinjve më të angazhuar në zonën e saj. Përgjatë viteve, me mbështetjen e World Vision, ajo është përfshirë në disa fushata e nisma komunitare me fokus, të drejtat e fëmijëve, dhuna, bullizmi dhe siguria online. 

Sot, 17 vjeçarja ka zgjedhur t’iu drejtohet bashkëmoshatarëve të saj me një mesazh inkurajues dhe që i çon ata në vetëreflektim. 

Debora shkruan se është e rëndësishme të dimë se askush nuk është perfekt, por të gjithë kemi cilësi dhe aftësi që na bëjnë unik dhe të pazëvendësueshëm. Thirrja e saj për të rinjtë, por edhe për secilin nga ne, është që të “zbulojmë” vetveten dhe të punojmë me të. 

“T’i japësh kohë shpirtit tënd të gjejë vetveten është diçka e bukur. Ndaj, mos luftoni me mendimet tuaja, por gjeni kohë për të zbuluar ngjyrat e qenies tuaj,”- shkruan ndër të tjera 17-vjeçarja që prej tre vitesh është pjesë e blogut REPORTERI, një hapësirë ku të rinjtë mund të ngrenë zërin për çështjet që i shqetësojnë ata në kumunitetet ku jetojnë. 

Shkrimi i plotë - Zbuloni ngjyrat tuaja 

Nxitojmë të mbërrijmë në klasë, vrapojmë për në takime, rrisim gjithnjë ritmin. Vrulli na rrëmben dhe bëhemi pjesë e një vorbulle të dendur mendimesh, veprimesh dhe emocionesh. Dorë më dorë, nga njëra hapësirë në tjetrën, lëvizim në qytetin me drita. Zhurma bëhet shurdhuese, dritat nisin të të verbojnë, ndërsa adrenalina rritet gjithnjë. 

Duam përgjigje, zgjidhje e arsyetime. ‘Gërmojmë’ pafundësisht në drejtim të tyre. Ditët kalojnë duke hulumtuar për misionin tonë. Netët ikin duke u zvarritur në mendimet e përgjumura. Por kjo nuk është dilema e vetme, 100 probleme të tjera e mundojnë atë. Po për kë po flasim? Sot po “marrim në pyetje” shpirtin e dlirë të një të riu; timin, tëndin, të tyrin. Po flas për ne, miqtë e mi, ne që sot “mbytemi” nga vetë qenia jonë. 

Duam gjithnjë të kuptojmë kush jemi. E çuditshme apo jo? Unë e di se kush jam, të paktën shumicën e kohës. Ndonjëherë nuk e di, por mos u shqetësoni, kjo është normale.  

Ku dua të shkoj? Çfarë dua të bëj? Si do t’ia dal? Këto janë disa pyetje të tjera që na mundojnë. Po e shkruaj këtë letër për t’ju qetësuar sado pak, jo për t’iu dhënë ndonjë përgjigje. Përpëlitemi pafund për t’i kuptuar të gjitha, tani; për të vendosur, tani; për t’u dhënë drejtim gjërave pikërisht tani. Ndoshta nuk është vetëm faji ynë, e gjithë shoqëria i mëshon fort kësaj ideje. 

 “Hë pra tani, për disa muaj do të shkosh në Universitet. Vendos se çfarë do,” - e dëgjojmë shpesh këtë shprehje, nga familjarë dhe miq. 

Mosha delikate na ndrydh, na i përplas ëndrrat e shpresat. Është veç një cikël i përsëritur. Harrojmë se nevojitet një jetë e tërë për të njohur e kuptuar vetveten. Edhe ngjyra e preferuar ndryshon. Si mund të mos ndryshojnë aspiratat, qëllimet, njerëzit përreth nesh apo rrethanat? E vetmja gjë që mbetet konstante është ndryshimi dhe ndryshimi është i bukur. Pavendosmëria në një fazë të jetës është diçka e bukur. T’i japësh kohë shpirtit tënd të gjejë vetveten është gjithashtu diçka e bukur. Ndaj, mos luftoni me mendimet tuaja. 

Ndonjëherë, problemi është vetem në mendjen tonë. Me shumë dashuri e përzemërsi ju ftoj të gjeni kohë për të zbuluar ngjyrat e qenies tuaj. Kaloni kohë me veten. Zbuloni dëshirat tuaja, pikat e forta dhe pikat e dobëta. Faleni veten. Mësoni ta doni në një mënyrë që askush nuk e bën dot. Unë po bëj të njëjtën gjë. Mos harroni; jini të sjellshëm me veten. Vetëm pasi njohim më mirë veten tonë, pikat e forta dhe pikat e dobëta, talentet dhe fushat ku kemi nevojë për tu përmirësuar, vetëm atëherë mund të ecim të sigurtë drejt të ardhmes. Njih vetveten dhe puno për të zhvilluar talentet tua. Kjo është receta. 

Këto rreshta janë shkruar nga Debora menjëherë pas trajnimit “Guxo të zbulosh”, të zhvilluar me të rinjtë e grupeve IMPACT në Kamëz. Ky trajnim i aftëson ata të njohin më mirë veten e tyre, si dhe i nxit të zhvillojnë talentet dhe të bëjnë plane për të ardhmen. 

World Vision punon me mbi 2700 të rinj në Shqipëri, duke i ndihmuar që të zhvillojnë dhe forcojnë aftësitë thelbësore për jetën dhe të rriten si individë. 

Tungjatjeta.al

 
Altin
Shqipëri
Emanueli
Shqipëri
Gabriela
Shqipëri
Juliani
Librazhd
Klajdi
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Marigleni
Shqipëri
Donaldi
Shqipëri
Ana
Shqipëri
Emiljano
Shqipëri
Alesia
Shqipëri
Arjani
Shqipëri
Bruna
Shqipëri
Arta
Shqipëri
Irena
Shqipëri
Soni
Shqipëri
Elvani
Librazhd
Leonora
Shqipëri
Sara
Shqipëri
Ardiani
Shqipëri
Oligerta
Shqipëri
Selma
Shqipëri
Jasmina
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org

empty

Na Ndiqni