John Cron, një i ri amerikan vendosi që pasionin e tij ta kthente në dicka fitimprurëse pa e penguar të qenurit me sindromën Down. Ai ka hapur një dyqan çorapesh online, ku pjesa më e madhe e fitimeve shkon për bamirësi. “I dua çorapet, sepse janë zbavitëse, me ngjyra dhe mbajnë ngrohtë këmbët” – shprehet sipërmarrësi 21 vjecar nga New York-u.