Balkanweb – Prezantohet skema e granteve për sipërmarrjen, Ahmetaj: Programi që do mbështesë bizneset e reja

ahmetaj-770x400

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka prezantuar sot skemën e granteve për sipërmarrjen, siç është edhe programi “IDEA”. Gjatë fjalës së tij theksoi se ky program do t’u japë mbështetje sipërmarrjeve të reja. Mes të tjerash ai pohoi se programi do t’u japë mbështetje moshave të reja, nga 19 deri në 34 vjeç. “Programi “IDEA” do tu ofrojë mbështetje sipermarresve te rinj. Mbështetje do të ketë për moshat 19-34 vjeç. Atyre do t’i ofrohet mbështetje financiare dhe dije. Qeveria gjermane ka vënë në dispozicion një fond për sipërmarrësit e rinj por edhe të atyre ekzistues”, tha Ahmetaj. Me këtë synohet fuqizimi i ndërmarrjeve të vogla e të mesme.

http://www.balkanweb.com/prezantohet-skema-e-granateve-per-sipermarrjen-ahmetaj-programi-qe-do-mbeshtese-bizneset-e-reja/