Fëmijët mesatarisht shpenzojnë vetëm shtatorë orë në javë për të qëndruar në ambient të hapur, por më shumë se dyfishin e asaj kohe e kalojnë duke luajtur video-lojëra. Studimi i ri zbuloi se 40 për qind e prindërve duhet t’i detyrojnë fëmijët e tyre të largohen nga shtëpia për të kaluar kohën jashtë. Studiuesit thanë se rritja e përdorimit të video-lojërave do të thotë që fëmijët gjithnjë e më shumë po zgjedhin të kalojnë kohën e lirë brenda.