Balkanweb – Fëmijët kërkojnë ndihmë; Rrezikohen nga kabina elektrike në Homëzh të Shupenzës

Rreth 80 nxënës të fshatit Homezh të njësisë Administrative Shupenzë të Bashkisë Bulqizë përballen çdo ditë me rrezikun e një kabine elektrike që ndodhet në oborrin e shkollës 9-vjeçare. Mësuesja e shkollës thotë se ka pasur raste, ku për shkak të motit telat janë këputur dhe rënë në oborrin e shkollës. E ndërtuar prej vitesh, kabina është totalisht e amortizuar dhe nuk plotëson asnjë kusht sigurie.

http://top-channel.tv/2018/12/05/femijet-kerkojne-ndihme-rrezikohen-nga-kabina-elektrike-ne-homezh-te-shupenzes/