Balkanweb – E rëndë në Patos/ Bie në pus, mbytet fëmija 4 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Patos, ku një djalë 4 vjeç ka rënë në pus dhe për pasojë është mbytur. Ngjarja ndodhi në fshatin Ruxhdije. Pasi u njoftuan për ngjarjen, forcat e zjarrfikëses kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të fëmijës. Dyshohet se fëmija ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë dhe është rrëzuar duke rënë në pusin që shërbente për furnizimin me ujë të familjes.

https://www.balkanweb.com/e-rende-ne-patos-bie-ne-pus-mbytet-femija-4-vjec/