Kosova është përfshirë nga grevat në sektorin publik. Mjekët dhe mësuesit kërkojnë rritjen e pagave të tyre dhe si rezultat në formë proteste kanë pezulluar punën në institucionet ku ata punojnë. Rreth 200 operacione mjekësore në ditë janë anuluar. Nga ana tjetër mësuesit nuk zhvillojnë mësim që nga data 14 janar. Ata kërkojnë një rritje të pagës me 20%, gjë që deri tani është kundërshtuar nga qeveria.
http://www.balkaninsight.com/en/article/wave-of-public-sector-strikes-shakes-kosovo-01-24-2019