#Unëmbrojfëmijët

Postuar: 1/03/2016 Kjo broshurë jep informacion rreth Planit të Mobilizimit, që ka për qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut mbi format e dhunës, abuzimit, shfrytëzimit dhe neglizhimit ndaj fëmijëve dhe pasojat negative që ato kanë në jetën dhe mirëqenien e fëmijëve si dhe në shoqëri.Broshura_ Une mbroj femije

Një zë më shumë në mbrojtjen e fëmijëve

une mbroj femijet 2_0

Dhjetëra fëmijë, nga zona rurale të Shqipërisë ishin sot kryefjala e kërkesës për të ndaluar abuzimin ndaj të gjithë fëmijëve. Ishin vetë ata që sollën në vëmendje, nevojën për t’u ndjerë të mbrojtur. “Ne dëshirojmë që dhuna mos ekzistojë më, që fëmijët mos të abuzohen dhe lëndohen. Dëshirojmë që zëri ynë të dëgjohet, që çdo rast abuzimi […]

Sa kushton një ëndërr…

DSC_0489_0

Ai është 20 vjeç, por, sapo e takon e fillon të bisedosh me të, të vjen ta pyesësh edhe një herë nëse të ka thënë moshën e saktë. Flori, tregon për jetën e tij dhe duket sikur po rrëfen për atë të një tjeri, me më shumë vite mbi supe. I pëlqen më shumë të […]

Qëllimet globale për zhvillim të qëndrueshëm

Postuar: 18/02/2016 Kjo broshurë prezanton qëllimet dhe synimet e identifikuara me mbështetjen e shumë organizatave dhe personave në mbarë botën, si fushat parësore në të cilat duhet punuar për ndërtimin e një bote më të mirë për të gjithë në 15 vitet e ardhshme.Broshura_Femije-shoke

Torovicë, një projekt për qumështin dhe fëmijët

Femije ne fshatrat e Lezhes

Dhjetëra banorë të Torovicës, zonë e Lezhës, do të marrin më shumë para nga qumështi i fermave të tyre familjare.  World Vision u dhuroi atyre 7 depozita ruajtëse me kapacitet 350 litra secila.  Për më tepër, e gjithë kjo sasi prej rreth 2500 litrash në dite, do të blihet nga një biznes vendas. Ceremonia u […]

“Internet i sigurt”, katër ministri nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit

DSC_3604 oki_0

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të “Internetit të sigurt”, Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Arsimit dhe Sportit, nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi, e cila synon forcimin e bashkëpunimit midis katër ministrive për sigurinë online të fëmijëve. “Ne kemi rreth […]

Shqetësimet e fëmijeve mbi pasigurinë në internet

^BC7AB3946865E542CF1A8E6104A9E705E2D6996430C2161B4F^pimgpsh_fullsize_distr_0

“Jam 15 vjeç dhe kam një profil në Facebook. Para disa muajsh, më mbërriti një link, si mesazh. E klikova sepse doja të dija çfarë përmbante. Menjeherë u hap një video me përmbajtje pornografike dhe u postua në murin e miqve të mi. Më erdhi jashtëzakonisht turp dhe u përpoqa që ta mbyll. Por sa […]

Nxënësit në Dibër ndihmojnë familjet e varfra

20151218_112206

Me dëshirën e madhe për të ndihmuar njerëzit më në nevojë të zonës, 36 fëmijë, të moshës 11 dhe 15 vjeç nga qeveritë e nxënësve të shkollës: Sohodoll, Dohoshisht dhe Dovolan në Dibër, mblodhën dhe shpërndanë pako me ushqime, prodhime bujqësore (qepë, fasule, patate etj) dhe veshje për 21 familje. Të trajnuar nga World Vision […]

Një urim për Krishtlindje: “Unë ju dua shumë të gjithëve!”

Halit Gjeleshi (2)

Krishtlindja na bashkon! Kjo festë është arsyeja që na mbledh të gjithëve në një tavolinë ose na bën të shkruajmë kartolina urimi e falenderimi. Haliti është 8-vjeç e si çdo fëmijë ka filluar të ndjejë aromën e festave të fundvitit. I gëzohet Krishtlindjes e në këto ditë vendosi t’i shkruajë një letër miqve të tij […]