ata.gov.al – Viktimat e trafikimit, mbështetje me fonde qendrave jopublike

trafikimi

Në Ministrinë e Brendshme u zhvillua takimi i radhës i anëtarëve të Mekanizmit Kombëtar të Referimit, kryesuar nga Zëvendësministrja e Brendshme dhe njëkohësisht Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave ku e pranishme qe edhe organizata World Vision. Anëtarët miratuan planin e punës, hartuar nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar për përmbushjen e Rekomandimeve të TIP Report 2018, të DASH-it. U ra dakord për mbështetjen me fonde të qendrave jopublike që ofrojnë shërbime për viktimat e trafikimit si dhe për marrjen e masave për hartimin e kalendarit të Muajit Antitrafik.

http://www.scan-tv.com/sa-eshte-numri-i-te-varferve-ekstreme-ne-bote-10-gjera-qe-duhet-te-dini-per-varferine/