ata.gov.al – Të rinjtë bëhen bashkë, mesazhe të forta në lagjet e kryeqytetit

Të rinjtë e shkollave të mesme në kryeqytet janë bërë bashkë për të dhënë mesazhe të forta kundrejt fenomenit të dhunës në familje por jo vetëm. Prej disa kohësh, ata po punojnë në lagje të ndryshme të Tiranës përmes grafiteve në muret e pallateve me mesazhe jete, si një formë “rebelimi” kundrejt një kulture të vjetër partriarkale. Ata kanë zgjedhur “art street” për të ndarë botën e tyre të bukur dhe të mbushur me ëndrra të mëdha për jetën.

https://ata.gov.al/2018/06/08/foto-te-rinjte-behen-bashke-mesazhe-te-forta-ne-lagjet-e-kryeqytetit/