Alesia

Tungjatjeta Jetë…

Alesia lindi me paralizë cerebrale, por kjo nuk e ka penguar të jetë e para e klasës dhe të shkëlqejë në orën e matematikës.

“Kur mbaron mësimi, shokët e klasës vrapojnë për të shkuar në shtëpi. Unë rri ulur dhe pres mamin”- tregon 9-vjeçarja.

E ëma nuk vonon kurrë. Ajo e merr në krahë e mbështetur tek njëra-tjetra kthehen për në shtëpi. Alesia ka nevojë të aksesojë shërbimet e specializuara.