Përpara 16 vitesh, Aldi do të ishte fëmija i parë i regjistruar në programet e World Vision Albania në Bashkinë Kurbin. Sot ai është një prej zërave më të rëndësishëm rinore në Shqipëri. Për të dytin vit radhazi, ai përfaqëson të rinjtë shqiptarë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Ndiqni videon për të mësuar më shumë për rrugëtimin e Aldit dhe se si përfshirja në programet e World Vision Albania ka qenë një pjesë kulminante dhe shumë e rëndësishme për zhvillimit e tij personal dhe profesional.
Kjo video është pjesë e një cikli videosh të përgatitura në kuadër të 25 vjetorit të World Vision në Shqipëri.