“1 në 10 fëmijë në Shqipëri ka një aftësi të kufizuar. 92% e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk kanë akses në shërbime. Sot falë bashkëpunimit me AlbChrome, ne u japim mundësinë 8 fëmijëve të tjerë në Bulqizë që të bëhen pjesë e “Tungjatjeta…Jetë”, duke i ofruar atyre shërbim të specializuar në shtëpi. Ekipi i specialistëve harton një plan individual zhvillimi për fëmijët dhe për familjet e tyre”-u shpreh Eljona Boçe Elmazi, drejtoresha e World Vision për Ballkanin Perëndimor, sot gjatë firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit me z. Luan Saliaj, drejtori ekzekutiv i AlbChrome, pjesë e Balfin Group.
Gjatë takimit, z. Saliaj u angazhua se “Albchrome” do të bashkëpunojë me World Vision edhe për modelin inovativ të “Hapësirave Zhvillimore” në shkollën 9-vjeçare në Bradashesh, ku mësojnë 380 fëmijë.
#Jetënëplotësipërçdofëmijë
#20YearsWorldVisionAlbaniaandKosovo
#20VjetWorldVisionShqipëridheKosovë