Është tensionuar situata para Bashkisë së Tiranës nga protestuesit e unazës së re për pronat. Tymuese dhe kapsolla në drejtim të policisë para Bashkisë së Tiranës, kanë hedhur banorët e unzës së re pranë Astirit. Me thirrjen “Duam pronat tona” banorët po tentojnë të hyjnë në ambjentet e bashkisë së Tiranës. Banorët që kanë banesat në gjurmën e “Unazës së Re” po protestojnë para Bashkisë së Tiranës. Ata kërkojnë dëmshpërblim me çmimin e tregut për banesat që do të prishen.
http://abcnews.al/banoret-e-unazes-se-re-proteste-para-bashkise-tymuese-policise/