“Qeveria do të miratojë një paketë të veçantë mbështetjeje duke krijuar lehtësira të ndjeshme fiskale për agroturizmin”. Kështu ka deklaruar nga Lezha kryeministri Edi Rama i cili tha se kjo do të nxisë investimet në agroturizëm me garancinë që kontributet në sistemin e taksave do të jenë shumë më të ulëta se ç’janë sot. Kryeministri u shpreh se agroturizmi është një mënyrë jo vetëm për të dalë nga varfëria, por edhe për të bërë biznes fitimprurës. Ai foli edhe për projekte infrastrukturore që do të nisin së shpejti.
Rama nga Lezha: Qeveria paketë të veçantë në mbështetje të agroturizmit