Kryeministri Rama propozon një pakt tre-vjeçar për universitetin, nisur nga tetë kërkesat e paraqitura nga studentët në protestë prej 5 Dhjetorit. Sipas tij çështja e tarifave mund të zgjidhet para vitit të ri, ndërsa kërkesat e tjera në një moment të dytë, sipas një kalendari kohor, zbatimin e të cilit, mund ta monitorojnë vetë studentët. Nisur nga problematikat e ndryshme të universiteteve, shefi i qeverisë tha se baza e dialogut duhet të jenë 8 pikat e shpallura, e më pas të diskutohen kërkesat e vecanta për çdo universitet.
http://abcnews.al/rama-dialogojme-nje-pakt-3-vjecar-per-universitetin/