ABC News – Mjalt’fest- Panairi i kulinarisë, një ndër festat e traditës në zonat turistike

Në Dhërmi është zhvilluar Panari i mjaltit bio i zonës së Himarës, duke ju shtuar pushuesve shijen shqiptare të ushqimit. Mjalt’fest shërbeu edhe si aktivitet alternativ i mbrëmjes për pushuesit rezident. Për disa mbrëmje turistë vendas e të huaj kanë marrë pjesë në Mjalt’fest në panairin e kulinarisë në kuadrin e ciklit të festave të traditës që zhvillohen këtë sezon veror në të gjitha zonat turistike. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i pranishëm nê aktivitet deklaroi se festat lokale, do të vijojnë përgjatë gjithë bregut me produktin tipik.

http://abcnews.al/mjaltfest-panairi-i-kulinarise-nje-nder-festat-e-tradites-ne-zonat-turistike/