ABC News – Dhunoi nxënësit, policia kap shoferin

shoferi

Policia e Dibrës ka arrestuar një shofer 35-vjeçar i cili është denoncuar nga Ministria e Arsimit pas një videoje ku ai shfaqej duke ushtruar dhunë ndaj dy nxënësve. Bëhet fjalë për Edmond Selën i cili kryente transportin e nxënësve në rrugë dytësore nga fshati Burim për në shkollën e Majtarës. Pasi u mor në pyetje, Sela pretendoi se kishte ushtruar dhunë pasi nxënësit i kishin djegur sediljet e automjetit me cigare. Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 4 Tetor. Sela u arrestua për veprën penale “Keqtrajtim ndaj të miturve”.

http://abcnews.al/dhunoi-nxenesit-policia-kap-shoferin/