A2 News – Opozita në protestë, Basha: Udhëhiqemi nga vlerat europiane

“Sot është dita e parë e kësaj beteje”, tha kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa drejtohej për t’iu bashkuar protestuesve pranë godinës së Kuvendit . “Bëjmë realitet djegien e mandateve parlamentare. I bindemi urdhrit të sovranit për të mos qenë në kuvendin fasadë. Kjo betejë do të vazhdojë deri sa t’i kthejmë legjitimitetin politik qytetarëve, një Parlament të dalë nga votat e tyre dhe bashkë të hapim derën që do të na çojë drejt Europës”, ka deklaruar Basha.

https://a2news.com/2019/02/21/opozita-dorezon-mandatet-basha-mbyll-protesten-duke-kenduar-himnin-kombetar/