Mbështetja me shërbime e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe ofrimi i mundësive për të përparuar, i ndihmon ata që të arrijnë potencialin e tyre të plotë.
Në Shkodër, falë partneritetit të World Vision Albania me holism.al dhe bujarisë së qytetarëve, 12 fëmijë me çrregullime të spektrit të autizmit kanë përfituar 674 seanca terapi gjatë muajve Prill-Nëntor 2023.
Të gjitha të ardhurat e dhuruara gjatë eventit “E bajmë dasmën” kanë shkuar në ndihmë të këtyrë fëmijëve, të cilët kanë zhvilluar 242 seanca logopedie dhe 432 seanca terapie zhvillimi.
Gjithashtu, prindërit e fëmijëve janë mbështetur me materiale didaktike, në mënyrë që të kenë mundësi të punojnë në mënyrë të pavarur në shtëpitë e tyre.