Kromozomi i dashurisë: Hapat e vegjël të Amarës drejt një jete më të pavarur

Në dhomën e fizioterapisë dëgjohen vetëm buzëqeshje. Amarën e gjejmë në fund të shkallëve, duke parë lart. Vogëlushja hedh hapin e parë. Pastaj një hap tjetër. Ajo ngjitet ngadalë, e përqendruar, me një buzëqeshje të lehtë që i ndriçon fytyrën dhe me besim të palëkundur tek Dorela, fizioterapistja. Dikur, kjo ishte e vështirë për të. […]