‘Reporteri’ është blogu ku të rinjtë nga zona dhe komunitete të ndryshme të Shqipërisë ndajnë mendime dhe sjellin në vëmendje çështje që i shqetësojnë.
Ata jetojnë në qytete dhe fshatra të largëta të Shqipërisë, por janë të bashkuar në qëllimet e tyre.
Përmes shkrimeve dhe fotove të ndryshme, ata na njohin me Shqipërinë e tyre; me nevojat dhe shqetësimet që kanë adoleshentët dhe të rinjtë. Nuk janë ende profesionistë, por janë të vërtetë dhe përcjellin shumë energji e pasion përmes shkrimeve të tyre që na bëjnë të shohim realitetin me sytë e të rinjve.
Gazetarët e mirënjohur Fatos Baxhaku, Monika Stafa, Elira Canga, Armand Mero dhe jo vetëm kanë qenë disa prej trajnuesve të të rinjve.
Dhuna është një prej fenomeneve më të shpeshta në ditët e sotme, që prek mijëra familje dhe fëmijë. Këtë fenomen e ka jetuar në kurriz dhe një djalë, që quhet "Emir".
Pavarësisht përpjekjeve për të qenë një shoqëri e denjë, nuk po arrijmë dot të largojmë fenomenin e dhunës, një fenomen i lindur bashkë me shoqërine njerëzore. Shpresh ndodh që dëgjojmë apo shikojmë raste dhunë, që në rastin më të keq, merr një jetë njerëzore dhe në rastin më të mirë, ndryshon rrjedhën e jetës së atyre që preken.
"Bëje nëse e do xhupin… ",- kjo fjali me një ton të përzier mes ironisë, agresivitetit dhe kërcënimit me tërhoqi vëmendjen një ditë në oborrin e shkollës. Ishte një djalë pa xhup në një mot relativisht të ftohtë që po mbahej peng nga dy të tjerë. Nuk e di pse, por po ndjehesha në faj.
Bullizmi është një fenomen që ka ekzistuar prej shumë kohësh në shoqërinë tonë, por kohët e fundit duket se e kemi hasur dhe se po flitet për të. Shumë njerëz të komunitetit ku unë jetoj, ende nuk janë të informuar lidhur me këtë term, madje-madje nuk e dinë se çfarë përfaqëson ky fenomen në vetvete.
Po e filloj shkrimin tim me një pyetje për bashkëmoshtarët e mi. Çfarë kuptoni ju me heshtje? Është ai momenti kur nuk di, apo nuk do që të japësh një përgjigje?
Të heshtësh do të thotë të mbyllësh gojën, sepse nuk ke guxim të tregosh të vërtetën. Them kështu sepse një rast dhune në shkollën tonë ku unë studioja tronditi të gjithë nxënësit dhe mësuesit, disa muaj më parë.