Marketingu Lokal dhe Ngritja e Fondeve, është një njësi e krijuar gjatë viteve të fundit pranë World Vision në Shqipëri në vitin 2017. Synimi i saj është të ngrejë fonde përmes krijimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me sektorin privat, duke përfshirë korporatat, bizneset, organizatat e shoqërisë civile dhe individët që duan të sjellin ndryshim pozitiv në jetën e fëmijëve dhe familjeve më në nevojë në Shqipëri.
Gjatë kësaj kohe, janë dhjetëra biznese të cilat kanë kontribuuar për programe sociale të World Vision në Shqipëri të tilla si: Balfin Group, Jumbo, Spar, ABI Bank, TIA, Alpha Bank, Vodafone, Big Market, Kredo.al, Tring Tv, Albarent, Bee Kids etj. Një kontribut të rëndësishëm kanë dhënë edhe organizatat e diasporës, të tilla si: Global Albanians Foundation, Anglo-Albanian Association dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës.
Mbështetja e siguruar falë bashkëpunimit të ngushtë me sektorin privat ka kontribuar në një sërë kauzash duke përfshirë: terapinë për fëmijët me aftësi të kufizuara të programit “Tungjatjeta…Jetë”, përgjigjen ndaj emergjencave të tërmetit të 2019-ës dhe Covid-19, mbështetjen e të rinjve, fermerëve, sensibilizimin për mbrojtjen e fëmijëve etj.