VOA – Tiranë: Kampe pushimi falas për fëmijët e varfër

Mbi 3 mijë fëmijë të varfër shqiptarë, që jetojnë në familje me të ardhura nën minimumin jetik nga 220 zonat më të varfëra të Shqipërisë janë ftuar nga organizata World Vision për të kaluar një javë pushime verore falas.​ Për shumë prej tyre kjo është e pamundur dhe është hera e parë që shkojnë për disa ditë në një kamp veror mes lojërave dhe argëtimeve me moshatarët. World Vision ka ngritur 30 kampe të tilla verore dhe e kryen këtë veprimtari kulturore edukative prej 15 vjetësh.

https://www.zeriamerikes.com/a/4510941.html