VOA – Shqipëri: Një tjetër grua viktimë e krimit në familje në Vlorë

voaa

Policia e Vlorës tha sot se gjeti rreth mesditës trupin e pajetë të një gruaje 45 vjeçare në mjediset e një njësie të vogël biznesi ku ajo punonte, fare afër komisariatit të policisë së qytetit. Sipas policisë gruaja dyshohet se u vra nga bashkëshorti, i cili më pas tentoi vetëvrasjen dhe po merr trajtim mjekësor. Fqinjët e viktimës folën për dhunë sistematike të bashkëshortit ndaj gruas si dhe për precedentë të mëparshëm të tij në polici për dhunën në familje.

https://www.zeriamerikes.com/a/4775213.html