Zyrtarët në Shqipëri po fillojnë një rivlerësim të gjendjes së personave me aftësi të kufizuara për të lehtësuar kushtet e jetesës dhe integrimin e tyre në shoqëri. Autoritetet kanë nisur një proces të rivlerësimit shëndetësor dhe social të personave me aftësi të kufizuara. Komisione të vecanta për fëmijë dhe të rritur do të vlerësojnë bazuar në kritere të reja aftësitë e tyre për të lehtësuar angazhimin në shkollë, në punë apo edhe në veprimtari të tjera.