VOA – Shkodër, Qendër Komunitare për pakicat rome

voltana

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian dhe Drejtoresha e PNUD-it në Shqipëri kanë shprehur shqetësimin rreth gjendjes së komunitetit rom dhe atij egjiptian në Shqipëri. Sipas tyre, ata mbeten grupet më të diskriminuara dhe të përjashtuara në shoqërinë shqiptare, me akses të pakët në përfitimin e shërbimeve publike. Komentet e tyre ata i bënë gjatë ceremonisë së përurimit në qytetin e Shkodrës të Qendrës së re Komunitare Shumëfunksionale, të financuar nga BE, që ofron shërbime sociale kryesisht për këtë komunitet.

https://www.zeriamerikes.com/a/roma-minorities-albania/4618922.html