Postuar: 25/09/2018
“Nuk dua të martohem…!” Për Lean martesa është dhunë, skllavëri, burgosje. Kjo është çfarë ka përjetuar nga babai i saj, ajo dhe e ëma. Frikë, dhunë, kërcënim derisa një ditë vendosën t’i japin fund, duke e denocuar në polici. Por Lea nuk është e vetme. Në të gjithë vendin, rezulton se 70 % e fëmijëve përjetojnë një formë dhune, të cilën nuk e raportojnë, por në heshtje kanë mësuar të bashkëjetojnë.
Prindër që deklarojnë se dhuna është formë disiplinimi, fëmijë të neglizhuar që përballen me të gjitha format e dhunës, fëmijë që dhunojnë njëri-tjetrin, apo mësues e kujdestarë që përmes dhunës kërkojnë të sjellin edukimin. Duhet të marrë fund… Janë fëmijët që kërkojnë të rriten me dashuri, përkujdesje, me dritë.
Një udhëtim i shkurtër i 7 fëmijëve që na kujtojnë se vetëm dashuria dhe mbështetja e çdo njërit prej nesh, mund të na çojë drej fundit të dhunës dhe lindjes së dashurisë.
wv_foto_album