Donaldi mbushi 10 vjeç në korrik. Në shtëpinë e tij u bë festë e madhe, ndonëse ai pak kuptoi dhe gëzoi. E ëma, Pranevera na tregon se bashkëshorti erdhi enkas nga Greqia, ku punon. Ata i blenë një tortë me foton e tij, por Donaldi nuk mundi as ta provonte, ndaj e ëma i përgatiti një kek me qumësht. “Ky ka qenë viti i parë që festuam për ditëlindjen e çunit sepse më në fund ai ka filluar të japë shenja përmirësimi…sikur të paktën të provonte totën që i blemë…”– thotë Pranvera.
Donaldi nuk flet dhe nuk ecën. Ai u diagnostikua me encefalopati kur ishte vetëm 3 muajsh. Për prindërit, të cilët e kishin gëzimin e parë, dhimbja qe e madhe. Pranvera tregon se iu deshën vite ta pranonin. “Edhe pse mjekët na e bënë të ditur, ne prisnim që të fliste, te ecte ose të paktën të qëndronte ulur”- thotë ajo. Por asnjëra nga këto nuk ndodhi.
Sot Donaldi është 10 vjeç dhe nuk bën dot asnjërën. Por Pranvera ende ka shpresë.
Donaldi ka filluar t’i ndjekë me sy nëpër shtëpi dhe u qesh herë pas here. “Një ditë ai po rrinte në divan dhe qeshte. Nuk e kuptoja pse. Pastaj filloi të qeshte sërish dhe shikonte nga dritarja. Po më tregonte që po këndonte gjeli dhe kjo gjë e gëzonte. E mora në krahë, e përqafova fort dhe i thashë në vesh: Zemra e mamit të kuptova. Mami do të të ulë çdo ditë pranë dritares dhe kur të bjerë vapa do të të nxjerr të shohësh gjelin. Ai qeshi prapë. Thash me vete: O Zot faleminderit!- rrëfen mes lotësh gëzimi Pranvera.
Ajo i është përkushtuar e tëra: e ushqen, e lan, dhe i bën mesazhe të cilat ai i pëlqen shumë. “I fërkoj këmbët kur i bëj banjë, e mbaj në govatë një orë. Ai qetësohet shumë”- tregon Pranvera.
Donaldi nuk ka marrë kurrë shërbimet e specializuara për të cilat ka nevojë sepse për të shkuar në qendrën më të afët duhen më shumë se 30 minuta, por ata nuk kanë mundësi. E ëma nuk mund ta mbajë dot në krahë aq gjatë. Furgoni nga fshati i tyre deri në qytet kushton 400 lekë të vjetra. Ata jetojnë me paratë që i ati sjell nga emigrimi. Ai shkon çdo 3 muaj dhe me ato para mund të sigurojnë vetëm bukën e gojës. “Donaldi merr qetësues dhe ka nevojë për pelena. Ne nuk kursehemi për të po kaq mundësi kemi. Të ishte për ne i falim botën”– thotë Pranvera.
Studimi ynë i fundit tregoi se, në Shqipëri jetojnë 70 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe 92% e tyre nuk marrin shërbimet për të cilat kanë nevojë. Që Bruna dhe këta fëmijë të kenë mundësi për të jetuar një jetë me dinjitet, World Vision ka nisur programin social Tungjatjeta.
Ti mund të japësh kontributin tënd!
Si mund të Dhuroni:
Raiffeisen Bank
Numër llogarie: 00 3088 0359
IBAN: AL60 2021 1013 0000 0000 3088 0359
SWIFT: SGSBALTX
Kartë Debiti / Krediti: http://www.tungjatjeta.al/#dhuro