28.2 % e fëmijëve në Shqipëri raportojnë se janë të detyruar të punojnë për të siguruar të ardhura në familje. 70 % e tyre përjetojnë dhunë fizike e psikologjike.
Prandaj rreth 120 punonjës së mbrojtjes së fëmijëve në 13 Bashki do të certifikohen nga World Vision në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Agjencinë për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve në përfundim të trajnimit 3 ditor “Akademia e ligjit për profesionistët që punojnë me fëmijët për përmirësimin e mekanizmave lokale të mbrojtjes së fëmijëve”.
Për këtë arsye World Vision në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Agjencinë për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, do të certifikojë rreth 120 punonjës së mbrojtjes së fëmijëve në 13 Bashki (Tiranë – Njësia 11, Durrës, Vlorë, Librazhd, Korçë, Elbasan, Dibër, Kurbin, Lezhë dhe Shkodër, Maliq, Prenjas dhe Kamëz). Trajnimi “Akademia e ligjit për profesionistët që punojnë me fëmijët për përmirësimin e mekanizmave lokale të mbrojtjes së fëmijëve” do të zgjasë 3 ditë. Stafi i strukturave sociale brenda bashkive dhe njësive administrative do të trajnohet mbi rolin dhe përgjegjësitë që ata kanë sipas ligjit për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve, ligjit për shërbimet shoqërore, kodit të drejtësisë për të mitur mbi menaxhimin e rasteve të mbrojtjes së fëmijëve në koordinim me grupin teknik ndërsektorial për rastet e dhunës, abuzimit, neglizhimit, shfrytëzimit etj.
Ndryshimet në kuadrin ligjor dhe ripërcaktimi i qartë i detyrave të mekanizmave institucionalë dhe strukturave të mbrojtjes së fëmijëve në nivel vendor solli si nevojë trajnimin e Punonjësve të Mbrojtjes së Fëmijëve në Bashki/Njësi Administrative dhe të punonjësve të tjerë që punojnë me dhe për fëmijët.
World Vision do të ofrojë 55 aparate celularë për këta punonjës. Numrat e kontaktit do të jenë
afishuar pranë bashkive apo njësive administrative. Numrat do të jenë të hapur 24 orë për ti ardhur në ndihmë çdo fëmije që gjendet në vështirësi.
Ky sistem do të përforcojë mekanizmin referues dhe mbrojtës në nivel lokal duke mundësuar aksesin e fëmijëve dhe aktorëve të tjerë lokalë tek punonjësit e mbrojtjes së fëmijës sa herë që ata kanë nevojë.
Fëmijët kanë nevojë të jenë të mbrojtur e të raportojnë çdo cënim të të drejtave të tyre tek institucionet përkatëse. Ata duhet ta jetojnë jetën në plotësinë e saj!