Nisur nga rastet e viteve të kaluara, ku persona me problem të shëndetit mendor janë përfshirë në ngjarje kriminale, këtë vit policia e shtetit ka hartuar një plan masash për mbajtjen në kontroll të këtyre individëve . Në kryeqytet, por edhe qarqet e tjera të vendit, specialistët e policisë në komunitet janë porositur të mbajnë kontakte me familjarët e tyre për çdo problematikë. Edhe psikiatrët raportojnë për shtim të rasteve me probleme mendore, si pasojë e varfërisë, papunësisë, por sidomos nga i nxehti i kësaj vere.