Një familje prej 5 personash në Burrel, të gjithë me probleme të shëndetit mendor, e heqin nga skema e ndihmës ekonomike. Arsyeja, nuk kanë bërë kërkesë punësimi pranë zyrës së punës. Shërbimi Social në Bashkinë Burrel e njeh situatën e familjes si nga ana shëndetësore edhe atë ekonomike, por pas 25 vitesh e kanë hequr nga skema e ndihmës ekonomike. Pas interesimit nga ana e Fiks Fare përgjegjësja e kësaj zyre ka riaplikuar për familjen Bala në sistem, ku u është aprovuar ndihma ekonomike, por kjo familje për 2 muaj nuk e përfitoi atë.
http://top-channel.tv/2018/06/20/u-nderpritet-ndihma-ekonomike-fqinjet-apel-shtetit-ti-ndihmoje/