Ndryshimi i strukturës demografike të popullatës shqiptare, përveç zgjedhjes së njerëzve për jetën e tyre riprodhuese ka ardhur si pasojë e urbanizimit, emigrimit, plakjes së popullatës. Raporti i gjendjes së popullsisë së botës për 2018, ku përfshihen 155 vende, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria, tregon se tendencat globale po shkojnë drejt familjeve më të vogla dhe martesave më të vona në moshë, gjë që sjell rënien e fertilitetit.