Familjarët e 5-vjeçares që humbi jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në fshatin Kurjan të Roskovecit, kërkojnë që drejtësia të japë dënimin e merituar për drejtuesin e mjetit. 5-vjeçarja Afisela Metohu u përplas nga makina te dera e shtëpisë. Ata thonë se nuk janë thirrur as si dëshmitarë për këtë ngjarje, ndërkohë që ekspertiza, tre ditë pas aksidentit e ka lënë të lirë drejtuesin e mjetit. Gjyshërit e vogëlushes akuzojnë për mitmarrje organet e drejtësisë së Fierit.