Presidenti Meta ka mbajtur një darkë zyrtare me Patriarkun e Moskës dhe të Gjithë Rusisë, Shenjtërinë e Tij Kirill. “Harmonia, respekti i ndërsjellë, toleranca, mirëkuptimi, vlerësimi reciprok dhe solidariteti janë tiparet e raporteve mes besimeve fetare në Shqipëri si dhe thesari më i çmuar i trashëgimisë sonë historike dhe kombëtare”, është shprehur Presidenti Meta.