Top Channel – Lypsarët shqiptarë “pushtojnë” Kosovën!

femijet lypsare

Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion për “identifikimin e fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit” gjatë muajit qershor. Sipas deklaratës së policisë, thuhet se janë identifikuar 86 fëmijë që kërkojnë lëmoshe dhe ajo që bie në sy në raport është fakti se shumica e tyre janë nga Shqipëria. 28 nga këta fëmijë janë nga Kosova, ndërsa pjesa tjetër prej 58 fëmijësh janë nga Shqipëria. Në prani të punëtorit social, të gjithë fëmijëve në situatë rruge i’u është plotësuar formulari për shënimet e lëmoshë kërkuesve dhe janë intervistuar familjaret e tyre me qellim të identifikimit të Viktimave potenciale të Trafikimit dhe janë trajtuar sipas Procedurave Standarde te Veprimit për Viktimat e Trafikimit me Njerëz.

http://top-channel.tv/2018/07/03/lypsaret-shqiptare-pushtojne-kosoven/