Sipas raportit të Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, mbi financimin e arsimit publik në vitet 2008-2018 rezulton se Shqipëria mbetet një nga vendet me buxhetet më të ulëta të arsimit në të gjithë Europën, por edhe me më pak investime nga të huajt. Shpenzimi vjetor për nxënës ka qenë në nivelin më të lartë në vitin 2015, kur Qeveria shpenzoi rreth 62 mijë lek në vit (rreth 470 Euro), ndërkohë që vitet 2017 dhe 2018 shënojnë rënie të shpenzimeve për nxënës. Sa i takon nxënësve në klasa, raporti fshat-qytet mbetet gjithmonë e më i pabarabartë.
http://top-channel.tv/2018/05/13/arsimi-buxheti-nuk-u-rrit-studimi-ne-2017-qeveria-uli-investimet/