Thirrje për Shprehje Interesi – Shërbim Konsulence për ndërtimin e kapaciteteve të strehëzave

World Vision Albania kërkon një kompani ose grup ekspertësh për të vlerësuar kapacitetet e punonjësve të strehëzave, si dhe për të zhvilluar dhe zbatuar trajnime gjithëpërfshirëse dhe seanca mentorimi për ta.

Ky shërbim konsulence zhvillohet në kuadër të projektit “Safe Haven: Expanding Shelter Resources for Trafficking Survivors in the Western Balkans”, i cili mbështetet nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është forcimi i kapaciteteve të strehëzave për të ofruar shërbime cilësore, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për viktimat e trafikimit, përmes bashkëpunimit ndërkufitar dhe partneriteteve ndërmjet qeverisë, shoqërisë civile dhe sektorit privat.

Për më shumë informacion, klikoni dokumentin bashkëngjitur.

Afati i fundit i aplikimeve është data 21 Nëntor 2025

Aplikimet dërgohen në adresën: jurgen_hamolli@wvi.org

Rreth World Vision

World Vision është një organizatë ndërkombëtare humanitare e krishterë, zhvillimi komunitar dhe advokatie. Në Shqipëri, World Vision filloi të punonte në 1999-ën, si përgjigje ndaj krizës së refugjatëve kosovarë.

Prej 27 vitesh, puna jonë është fokusuar te zhvillimi dhe mbështetja afatgjatë për fëmijët, të rinjtë dhe familjet më në nevojë. Puna jonë ka ndikuar në jetën e 130 000 fëmijëve dhe të rinjve në 31 bashki.

Ne mbështesim dhe punojmë për fuqizimin e fëmijëve, të rinjve, familjeve dhe komuniteteve më në nevojë.

Mbrojtja e përfshirja sociale, aktivizmi rinor dhe aftësitë për jetën, si dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik për familjet më në nevojë janë fokusi i punës sonë.

World Vision angazhohet për të sjellë ndryshim të qëndrueshëm dhe rritjen e mirëqenies për fëmijët dhe familjet në Shqipëri.