World Vision Albania (WVA) po kërkon një ekspert për të ofruar mbështetje teknike në zbatimin e projektit “Fuqizimi i Grave dhe Përmirësimi i Praktikave të Blegtorisë së Qumështit në Bashkitë Malësi e Madhe dhe Dibër”, i cili do të zbatohet gjatë një periudhe 18-mujore, i financuar nga UN Women. Shërbimi do të përfshijë një vlerësim gjithëpërfshirës të zinxhirit të vlerës së qumështit në bashkitë e synuara, identifikimin e nevojave dhe mundësive për zhvillim, si dhe kontribut aktiv në hartimin dhe realizimin e aktiviteteve për ngritjen e kapaciteteve.
Për këtë shërbim WVA synon të nënshkruajë një kontratë bashkëpunimi 18-mujore, me një ekspert të interesuar.
Për më shumë, ju lutem lexoni ToR bashkëlidhur.
Të gjithë Ekspertët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Email për shprehje interesi me subjekt ” Shprehje interesi – Consultancy for Dairy Sector Needs Assessment_UN Women“
- Cerfitikatë Regjistrimi/ NIPT ( nëse jeni person fizik)
Të gjithë të interesuarit më pas do të ftohen në platformën tenderuese COUPA të WVA, ku nëpërmjet linkut përkatës do të kenë akses për të dhënë ofertat e tyre sebashku me gjithë dokumentacionin që do të kërkohet për këtë rast.
Shprehjet e Interesit duhet të dorëzohen:
- Vetëm në adresën e emailit vangjel_kojku@wvi.org
- Afati i dorëzimit shprehjeve të interesit është data 10 Dhjetor 2025
Na ndiqni për më shumë informacione dhe rishpërndajeni këtë njoftim për të ndihmuar në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm.