Thirrje për shprehje interesi – “Blerje Karburanti për Flotën e Automjeteve”

Organizata World Vision Albania fton të gjitha kompanitë që operojnë në fushën e karburanteve të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në Tender, për kategorinë “Blerje Karburanti për Flotën e Automjeteve”. Kjo përpjekje përqendrohet në angazhimin e furnizuesve strategjikë, me synimin për të krijuar marrëdhënie afatgjata (24 muaj) reciproke të dobishme për sa i përket cilësisë, niveleve të shërbimit dhe kostove.

Përmes këtij komunikimi, ftohen të gjithë operatorët vendorë të tregtimit të karburanteve të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në ofertën e furnizimit me karburant për periudhën Maj 2024.

Operatorët që do të shfaqin interesin e tyre duhet të jenë në gjendje të dorëzojnë dokumentacionin zyrtar si më poshtë:

1. Kopje e NIPT/Licencës së Kompanisë suaj.

2. Certifikatë të qarkullimit të mallrave.

3. Certifikatë të origjinës së mallit: Naftë 10PPM dhe Benzinë ​​pa plumb

4. Hartën e pikave të karburantit në të gjithë territorin e Shqipërisë.

5. Furnizimi duhet patjetër të jetë i mundur përmes Kartave Elektronike.

6. Zotërimi i një sistemi për gjurmimin, raportimin e përdorimit dhe konsumit të karburantit të automjeteve.

Nëse kompania juaj përmbush kushtet e mësipërme, ju lutemi shprehni interesin tuaj për të marrë pjesë në Tender duke dërguar kërkesën tuaj në adresën elektronike: soela_qirjo@wvi.org jo më vonë se data 21 Maj 2024.

Në rast se kompania juaj plotëson kushtet e mësipërme dhe tregon interes për të marrë pjesë në BID brenda afatit të lartpërmendur, jo më vonë se data 22 maj 2024, sistemi WVA do t’ju dërgojë një link me të gjitha detajet ku vetëm atje ju mund të jepni ofertën dhe të gjithë dokumentacion mbështetës.

Ofertat financiare të dorëzuara në çdo mënyrë tjetër nuk do të merren parasysh.

Faleminderit!