Në kuadër të zbatimit të programeve që kanë në fokus zhvillimin dhe mbështetjen afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë, World Vision Albania po kërkon të blejë rreth 8500 USB 16GB në formë byzylyku, me ngjyre portokalli dhe të branduar. Brandimi do të bëhet me logo dhe tekst me reliev, me elementë të WV.
Të gjithë Bizneset e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Email për shprehje interesi me subjekt ” Shprehje interesi – USB 16GB të branduar“
- Cerfitikatë Regjistrimi/ NIPT
Të gjithë bizneset e interesuara më pas do të ftohen në platformën tenderuese COUPA të WVA, ku nëpërmjet linkut përkatës do të kenë akses për të dhënë ofertat e tyre sebashku me gjithë dokumentacionin që do të kërkohet për këtë rast.
Shprehjet e Interesit duhet të dorëzohen:
- Vetëm në adresën e emailit vangjel_kojku@wvi.org
- Afati i dorëzimit shprehjeve të interesit është data 23 Janar 2026.
Na ndiqni për më shumë informacione dhe rishpërndajeni këtë njoftim për të ndihmuar në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm.
Rreth World Vision Albania
World Vision është një organizatë ndërkombëtare humanitare e krishterë, zhvillimi komunitar dhe advokatie. Në Shqipëri, World Vision filloi të punonte në 1999-ën, si përgjigje ndaj krizës së refugjatëve kosovarë. Prej 25 vitesh, puna jonë është fokusuar te zhvillimi dhe mbështetja afatgjatë për fëmijët, të rinjtë dhe familjet më në nevojë. Puna jonë ka ndikuar në jetën e 121 411 fëmijëve dhe të rinjve në 31 bashki.
Ne mbështesim dhe punojmë për fuqizimin e fëmijëve, të rinjve, familjeve dhe komuniteteve më në nevojë. Mbrojtja e përfshirja sociale, aktivizmi rinor dhe aftësitë për jetën, si dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik për familjet më në nevojë janë fokusi i punës sonë. World Vision angazhohet për të sjellë ndryshim të qëndrueshëm dhe rritjen e mirëqenies për fëmijët dhe familjet në Shqipëri.