Thirrje për aplikim për kampe pranverore ditore

Postuar: 1/03/2023

World Vision Albania në mënyrë të rregullt mbështet kampe të organizuara nga organizata ose institucione në komunitete të ndryshme të Shqipërisë. Këto kampe organizohen për kategori të ndryshme të fëmijëve të cënueshëm dhe synojnë të kontribojnë në përmirësimin e mirëqenies së tyre.

Duke i konsideruar kampet pranverore si një eksperiencë pozitive në zhvillimin e fëmijëve të rikthyer nga emigracioni apo nga familje të personave të rikthyer, mundësi për të mësuar gjëra të reja dhe për të parë modele pozitive sociale dhe psiko – edukuese, WVA është e interesuar për të kontraktuar organizata, fondacione, institucione apo ofrues shërbimi të ndryshëm të cilat organizojnë kampe pranverore ditore (pa fjetje) sipas kritereve të përcaktuara nga WVA.

Shprehja e interesit duhet të konfirmohet në adresën e email-it Adrila_Docaj@wvi.org deri më 7 Mars 2023 ku më pas do lajmëroheni me TOR-in dhe specifikat e këtij procesi.
Documents