Thirrje e hapur drejtuar ekspertëve/grupeve të ekspertëve në kuadër të projektit “Nxitja e Punësimit të Denjë për të Rinjtë dhe Personat e Papunë në Zonën Ndërkufitare të Malit të Zi dhe Shqipërisë”, i financuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA CBC Mali i Zi-Shqipëri 2014-2020.
Në kuadër të zbatimit të projektit “Nxitja e Punësimit të Denjë për të Rinjtë dhe Personat e Papunë në Zonën Ndërkufitare të Malit të Zi dhe Shqipërisë“, i financuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA CBC Mali i Zi-Shqipëri 2014-2020, organizata World Vision Albania ka hapur thirrjen drejtuar institucioneve, organizatave, ekspertëve dhe grupeve të ekspertëve .
Me anë të kësaj thirrjeje, World Vision Albania synon të identifikoje institucione, organizata, grup ekspertësh, me qellim: Ofrimin e shërbimeve konsulente për trajnimin mbi aftësitë për punësim dhe mikpritje për persona të papunë afatgjatë nga zona ndërkufitare (Lezhë, Shqipëri)
Përshkrimi i shërbimit:
Kjo konsulencë ka për qëllim hartimin dhe realizimin e një programi trajnimi praktik për persona të papunë afatgjatë në qarkun e Lezhës, duke u fokusuar në zhvillimin e aftësive bazë për punësim dhe aftësive specifike për sektorin e mikpritjes (hospitality). Trajnimi synon të rrisë aftësitë e tyre për punësim dhe t’i përgatisë për integrimin në tregun e punës, me fokus të veçantë në sektorin e turizmit dhe mikpritjes.
Për më shumë detaje lexo TOR bashkëngjitur:
Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
- Email për shprehje interesi
- Cerfitikatë Regjistrimi/ NIPT (nese disponojne)
Subjektet e interesuara më pas do të ftohen në platformën tenderuese COUPA të WVA, ku nëpërmjet linkut përkatës do të kenë akses për të dhënë ofertat e tyre sebashku me gjithë dokumentacionin që do të kërkohet për këtë rast.
Aplikimet duhet të dorëzohen:
- Vetëm në adresën e emalit: vangjel_kojku@wvi.org
- Afati i dorëzimit të aplikimeve është data 04 Gusht 2025
Na ndiqni për më shumë informacione dhe rishpërndajeni këtë njoftim për të ndihmuar në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm.
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.