Thirrje e Hapur/ Kërkohet ekspert/grup ekspertësh për ngritjen e mekanizimit të përgjigjes/reagimit për të mbijetuarit e trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri

Në kuadër të projektit Safe Haven, i cili mbështetet nga Departamenti Amerikan i Shtetit, organizata World Vision Albania po kërkon një kompani ose një grup ekspertësh për të ngritur dhe/ose përmirësuar mekanizmin e përgjigjes/reagimit për të mbijetuarit e trafikimit të qenieve njerëzore, në Strehëzat në Shqipëri.

Për këtë shërbim, World Vision Albania synon të nënshkruajë një kontratë bashkëpunimi 4-mujore, me  ekspert/ grup ekspertësh të interesuar.

Për më shumë lutem lexoni ToR bashkëlidhur. 

Të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Email për shprehje interesi me subjekt ” Shprehje interesi –Community_Feedback_and_Government_Monitoring_Mechanisms_Safe_Haven”
  • Cerfitikatë Regjistrimi/ NIPT ( nëse jeni person fizik)

Të gjithë të interesuarit më pas do të ftohen në platformën tenderuese COUPA të WVA, ku nëpërmjet linkut përkatës do të kenë akses për të dhënë ofertat e tyre sebashku me gjithë dokumentacionin që do të kërkohet për këtë rast.

Shprehjet e Interesit duhet të dorëzohen:

  1. Vetëm në adresën e emailit: jurgen_hamolli@wvi.org
  2. Afati i dorëzimit shprehjeve të interesit  është data  12 Shkurt 2026 

Na ndiqni për më shumë informacione dhe rishpërndajeni këtë njoftim për të ndihmuar në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm.