Të rinjtë për një Shqipëri Evropiane

52bb2cb2-caf4-43e2-aef0-d43b4652964d

Çfarë do të thotë për Shqipërinë anëtarësimi në Bashkimin Europian? Cilat janë detyrimet, sfidat dhe përfitimet? Anëtarësimi në Bashkimin Europian a do të sjellë respektimin e të drejtave të njeriut, arsimim më të mirë, biznese të vogla më të qëndrueshme, siguri në produkte ushqimore, ujë dhe mjedis të pastër?

Bashkimi Europian përmes projektit “Të rinjtë për një Shqipëri Evropiane” ( Building the European Future at home – Youth engagement in the process) që lançohet sot në Shtëpinë e Europës, e ku do të përfshihen rreth 900 të rinj në 11 bashki të vendit, ka si qëllim rritjen e njohurive tek të rinjtë në lidhje me Institucionet e BE-se, vlerat e përbashkëta, programet për zhvillimin e vendeve anëtare dhe ato që aspirojnë të aderojnë.

Përmes këtij projekti synohet garantimi i të drejtave të njeriut, ndërtimi i insitucioneve të qëndrueshme, si dhe zbatimi i ligjit si dhe i vlerave të solidaritetit.

Ky projekt bashkëfinancohet me fondet e European Union in Albania dhe menaxhohet nga programi IPA II nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë- CFCU Albania dhe zbatohet nga World Vision Albania & Kosovo, ACIT dhe Changing the Future.