ENGLISH BELOW
Tiranë – 29 të rinj të grupeve IMPACT të World Vision Albania, të shoqëruar nga drejtori ekzekutiv Eljona Elmazi, zhvilluan këtë javë një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Z. Silvio Gonzato.
Në një bisedë të lirshme, të hapur dhe të vërtetë, të rinjtë e programeve të World Vision Albania diskutuan me ambasadorin për një cështje bashkëkohore dhe me rëndësi kritike, siç është ndryshimi i klimës dhe mjedisi.
Biseda u përqendrua tek Kapitulli i 27 i BE-së “Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike” dhe roli kritik që luajnë të rinjtë në adresimin e çështjeve mjedisore. Aktivistët e rinj të World Vision, të cilët vinin nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, rrëfyen në mënyrë të shkëlqyer përfshirjen e tyre në grupet IMPACT, ku folën për disa nga projektet e tyre me ndikim të prekshëm në shoqëri – nga rivendosja e gjelbërimit në liqenin e Paskuqanit te organizimi i kampeve verore të fokusuara tek problematika e klimës – iniciativa këto që tregojnë përkushtimin e këtyre liderëve të rinj për të krijuar ndryshime të qëndrueshme.
“Bashkë me të rinj të tjerë dhe me mbështetjen e World Vision Albania kemi ndërrmarrë disa nisma në komunitetet, si aksione pastrimi, aktivitete ndërgjegjësuese, por edhe nisma për mbjellje pemësh. Histori suksesi do të quaja gjelbërimin e hapësirave përreth Liqenit të Paskuqanit ku kemi mbjellë rreth 1 000 pemë, duke e kthyer atë në një zonë rekreative,” – tha Ledjona.
Të rinjtë u inkurajuan, u mbështetën dhe u përgëzuan disa herë nga ambasadori për angazhimin e tyre dhe për kurajon për të kontribuar në komunitetin dhe kauzat e tyre. Ai i inkurajoi veçanërisht duke u thënë se “ajo që ata po bëjnë është që po ndihmojnë njerëzit dhe vendin të përgatitet për hyrjen në BE”.
“E ardhmja e Shqipërisë është brenda BE-së dhe vetëm duke punuar së bashku, mund të mbrojmë mjedisin dhe klimën e përbashkët. Tranzicioni i gjelbër i Shqipërisë është çelësi për përmbushjen e standardeve mjedisore të BE-së dhe për të na sjellë më pranë qëllimeve tona të përbashkëta Ajo që po bëni aktualisht ju është pikërisht ajo që duhet të bëjë çdo qytetar evropian. Me nismat që ju po ndërmerrni, po përgatisni komunitetet tuaja për të qenë pjesë e BE-së. Është një prej bisedave më brilante që kam zhvilluar dhe modeli impakt është jashtëzakonisht shpresëdhënës,” – u shpreh ambasadori, u cili theksoi interesin e tij për të parë nga afër nismat që të rinjtë ndërmarrin në komunitetet e tyre.
Gjatë fjalës së tij, Z. Gonzato i njohu të rinjtë edhe me progresin e bërë nga Shqipëria për procesin e integrimit evropian, ndërsa foli në mënyrë konkrete për ndihmën që jep BE-ja në mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri.
Të rinjtë pjesëmarrës në takim janë pjesë e një rrjeti prej 1335 të rinjsh të World Vision Albania, të cilët në mënyrë të vazhdueshme angazhohen në adresimin e problematikave që i shqetësojnë në komunitetet ku ata jetojnë.
EU Ambassador Engages in Climate Dialogue with World Vision Albania Youths
29 young members of the IMPACT groups from World Vision Albania, accompanied by Executive Director Eljona Elmazi, held a meeting with the European Union Ambassador to Albania, Mr. Silvio Gonzato. In a candid and open discussion, the youth engaged with the ambassador on a contemporary issue of critical importance: climate change and the environment.
The conversation focused on Chapter 27 of the EU’s policy regarding “Environment and Climate Change” and the vital role that young people play in addressing environmental issues. Young activists from World Vision, hailing from various cities across Albania, shared compelling stories about their involvement in the IMPACT groups, highlighting several impactful projects in their communities—from restoring greenery around Lake Paskuqan to organizing summer camps centered on climate issues. These initiatives reflect the commitment of these young leaders to create sustainable change.
“Together with other young people and with the support of World Vision Albania, we have undertaken various initiatives in our communities, such as clean-up actions, awareness-raising activities, and tree-planting campaigns. One success story I would mention is the greening of the areas around Lake Paskuqan, where we planted about 1,000 trees, turning it into a recreational space,” shared Ledjona, from Youth Advisory Board.
The ambassador encouraged, supported, and congratulated the youth several times for their engagement and courage in contributing to their communities and causes. He emphasized that “what they are doing is helping people and the country prepare for EU integration.”
“The future of Albania lies within the EU, and only by working together can we protect our shared environment and climate. Albania’s green transition is key to meeting the EU’s environmental standards and bringing us closer to our common goals. What you are doing right now is exactly what every European citizen should do. Through the initiatives you are undertaking, you are preparing your communities to be part of the EU. This has been one of the most brilliant discussions I’ve had, and the IMPACT model is extremely hopeful,” the ambassador expressed, highlighting his interest in seeing the initiatives taken by the youth in their communities.
During his speech, Mr. Gonzato also informed the young participants about the progress Albania has made in the European integration process and spoke specifically about the assistance the EU provides for environmental protection in Albania.
The young people attending the meeting are part of a network of 1,335 youth involved with World Vision Albania, who continuously engage in addressing the issues that concern their communities.
By Alfons Çupaj, PR and Communications – World Vision Albania