Të rinjtë e grupeve IMPACT të World Vision Albania në Dibër iu bashkuan Panairit të Edukimit, Trajnimit dhe Punësimit, të organizuar nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.
Në stendën e World Vision Albania të vendosur në Pallatin e Kulturës “Haki Stërmilli” në Peshkopi, të rinjtë pjesëmarrës, si dhe qytetarë të shumtë, patën mundësi të njihen me programet dhe projektet tona, si dhe me mundësitë që ofrohen për fuqizimin e të rinjve dhe përgatitjen e tyre për të qenë aktivë në jetën sociale dhe ekonomike të komuniteteve ku ata jetojnë.
Të rinjtë e IMPACT bashkëbiseduan edhe me Zv.Kryeministrin e Shqipërisë, Belinda Balluku, Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, kryetarin e Bashkisë Dibër,Rahim Spahiu, ku i njohën ata me nismat e ndërmarra për adresimin e problematikave që ata hasin në komunitetet e tyre. Ata sollën në vëmëndje tema të rëndësishme që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme, duke u fokusuar ndër të tjera edhe tek ruajtja e biodiversitetit dhe mbrojtja e mjedisit.
Kujtojmë se në kuadër të projektit “Ndërtimi i Përgjigjes nga Komuniteti për mbrojtjen e biodiversitetit në Parkun Natyror Korab-Koritnik dhe Parkun Kombëtar të Shebenikut”, të financuar nga Prespa Ohrid Nature Trust – PONT, World Vision Albania do të mbështesë dhjetëra të rinj në Dibër për të zbatuar miniprojekte mjedisore.