Të rinjtë dhe projekti “Jo Drogë! Pikë Grumbullimi! Një alternativë e qëndrueshme zhvillimi për të rinjtë dhe komunitetet në Librazhd”

Postuar: 30/08/2022

Të rinjtë në zonën e Librazhdit do të zënë një vend të veçantë në projektin “Jo drogë! Pikë Grumbullimi! Një alternativë e qëndrueshme zhvillimi për të rinjtë dhe komunitetet në Librazhd”.

Rreth 1500 të rinj të moshave 12-18 vjeç janë bërë pjesë e trajnimeve ndërgjegjësuese për krijimin e ideve për alternativa zhvillimi në zonë dhe parandalimin e kultivimit të drogave të paligjshme.

Në vijim të rinjtë do të ftohen të eksplorojnë mundësitë që ofron zona si dhe do nxiten të fillojnë që në këtë moshë të gjenerojnë ide se si të mund t’i shfrytëzojnë më tej këto mundësi.

Një informacion të detajuar rreth rrezikut ndaj drogave nga psikologu Florian Kulla, dhe një histori suksesi nga një e re e përkushtuar ndaj punës do të mund ta njihni në këtë fletëpalosje, përgatitur për të rinjtë e projektit.

Projekti 28 mujor “Jo Drogë, Pikë Grumbullimi. Një alternativë e qëndrueshme zhvillimi për të rinjtë dhe komunitetet në Librazhd” financohet nga Bashkimi Europian dhe po zbatohet nga Bashkia Librazhd dhe World Vision Albania.
Fletepalosje_te_rinjte