Studimi/ Gra të fuqizuara, fëmijë të fuqizuar

Për herë të parë në Shqipëri lançohet një studim i cili analizon se si fuqizimi i nënës lidhet me fuqizimin dhe përmirësimin e jetës së fëmijës. Sipas gjetjeve të studimit, një nënë e fuqizuar rrit fëmijë të fuqizuar. Kjo është një ndër gjetjet kryesore të studimit të ndërmarrë nga World Vision Albania. Si rrjedhojë, fuqizimi i nënave është i lidhur ngushtë me qendrimet pozitive ndaj të mësuarit dhe marrjen e njohurive të reja. Gjithashtu, nënat që përfshihen në vendimmarrjet e familjes, kanë akses në ndihmën ligjore dhe arrijnë të mbrojnë fëmijët e tyre nga dhuna. Vetëm 1% e grave shqiptare të anketuara janë të fuqizuara në të gjithë faktorët në nivel marrëdhëniesh , ndërkohë që 6% e fëmijëve të anketuar raportojnë mirëqenie në të gjithë faktorët e vlerësuar.

Gjetjet kryesore të cilat i gjeni në linkunhttps://www.wvi.org/publications/report/albania/empowered-women-empowered-children